Aktivitet trajnues me temë: "Natyra e vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë"

Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 27 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:

"Natyra e vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Subjektet që legjitimohen t’i kundërshtojnë ato në gjykatë, afati për të paraqitur padi në gjykatë dhe kushtet që duhet të ekzistojnë për t’u paraqitur padia në gjykatë. Natyra quasi-gjyqësore e këtyre akteve administrative, të përbashkëtat dhe dallimet me aktet administrative jo me natyrë quasi-gjyqësore. Pasojat e pavlefshmërisë së këtyre akteve."

Ekspertë: Emona Muçi, Sokol Ibi

Në këtë trajnim morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe kancelarë të gjykatave.